Altin Goxhaj nga gërxhet e Labërisë shan durrsakët: “Turp t’ju vijë, rrini si hunj”        

DURRËS, 28 gusht 2014 –  Më 28 gusht 2014, ora 13:20, i nervozuar për dështimin bis të protestës për shatërvanin, Altin Goxhaj, çuni i një oficeri të ish-sigurimit komunist, i financuar nga qeveria Berisha, ka zbuluar veprimtarinë armiqësore të kryetarit të bashkisë së Durrësit.

Kryetari i OJQ-së me nick-name  Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit Altin Enver Goxhaj ka deklaruar para 21 vetave se ka bërë padi penale kundër shtetasit Vangjush Dako që po shkatërron shatërvanin, simbolin e qytetarisë durrsake drejt Perëndimit.

Kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre pse nuk ka vënë ende tabelën për zbatimin e projektit për rikualifikimin e sheshit “Liria”, ku të shënohet vlera e investimit, emri i firmës zbatuese, data e fillimit dhe mbarimit të punimeve.

Sipas platformës së sigurimit të shtetit në periudhën paskomuniste, kjo që ka bërë Dakoja, është veprimtari armiqësore dhe akt sabotimi.

Altin Goxhaj nga gërxhet e Labërisë ka shkruar me dorën e vet: “Durrsakë! Turp t’ju vijë!!!  Vjen Ram Kishoti nga Tirana për t’ju shkatërruar shatërvanin e 1928 me Sanço Gjushin dhe ju rrini si hunj…”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Durrës”/