Energjitë planetare këtë periudhë janë të fokusuar tek pasioni, dëshira dhe impulsiviteti, duke krijuar një valë të fuqishme emocionesh që shpesh çon drejt tundimeve dhe vendimeve të papritura.
Luanët dhe Dashët do jenë në qendër të vëmendjes, duke rritur pasionin, por edhe ndjesinë e rrezikut, sikur çdo hap i gabuar mund të sjellë dramë.
Binjakët dhe Shigjetarët mund të përfshihen në situata emocionale kontradiktore, ndërsa Demi dhe Virgjëresha, edhe pse më të qëndrueshme, ndiejnë dëshirën për një shpërthim ndjenjash. Në dashuri, kjo periudhë sjell zbulime të papritura, deklarata të forta dhe vendime që mund të ndryshojnë gjithçka.
Yjet paralajmërojnë: mos luani me ndjenjat e të tjerëve dhe mos provokoni pasionin thjesht për adrenalinë. kjo është koha për të kuptuar çfarë doni vërtet dhe kë jeni të gatshëm ta merrni me vete në rrugëtimin tuaj emocional.





