Mançester Junajtid, është duke bërë një ecuri shumë të mirë në Premier Ligë dhe jo vetëm. Në ndeshjen e djeshme, kundër Leisterit “Djajtë e Kuq”, fituan me rezultatin e ngushtë 0-1, me golin e Rashfordit.

Por përveç atyre që ndodhën në fushë, një episod që është bërë viral në rrjetet sociale i ka ndodhur Ashlej Jangut, lojtarit të Junajtid.

Në momentin që ai ishte duke bërtitur te shkokët e skuadrës, një pëllumb i hedh jashtëqitjen në gojë, pikërisht në momentin që ai kishte hapur gojën.

Kaq i mjaftoi shokëve të tij të ekipit që të nisnin talljet në rrjetet sociale për këtë episod të padëshirueshëm për anglezin.