Mbyllet emisioni "Casa de los 3s" i moderuar nga Dajana Shabani dhe Besmir Metani dhe Hermes Nikaj i njohur si "Zogu i Tiranës", i cili dy javë më parë u arrestua nga policia.
"Zogu i Tiranës" akuzohej për shfrytëzim të femrave për prostitucion dhe Gjykata e Tiranës caktoi vendimin duke e dënuar me 15 ditë burg.
Pas kësaj të shumtë ishin ata që pyesnin së çfarë do të ndodhte me emisionin ku ai bënte pjesë dhe e kontaktuar nga “Blitz.al”, Dajana ka treguar çfarë është vendosur.
“Emisioni është mbyllur jo për shkak të arrestimit të Hermes Nikaj por kemi pasur një kontratë me vilën deri në Dhjetor. Tërmetet pastaj përshpejtuan çdo gjë”.
E pyetur nëse do të rikthehet së shpejti me një projekt të ri pas mbylljes së emisionit, Dajana është shprehur:
“Patjetër që do të vijë me diçka suprizë, që kur moderoja Casën është folur për një projekt të ri në janar pasi Casa nuk ishte projekti im dhe nuk ndihesha shumë rehat”.





