Bashkëshortja e ish-ministrit Blendi Klosi ka festuar mbrëmjen e kaluar 35-vjetorin e lindjes. Nora Klosi, drejtoreshë e prodhimit në Tv Klan, nga fotot e postuara nga miqtë e saj duket se është kënaqur shumë në këtë ditë të shënuar.
Në festën e saj, kanë qenë të ftuar disa nga personazhet e njohur të ekranit, por jo vetëm. Turjan Hyska dhe Orinda Huta, Landi dhe Miri i ‘West Side Family’, Anjeza Maja, Olta Gixhari, Drini Zeqo, Ermal Mamaqi, Samir Mane kanë qenë ata që kanë postuar edhe foto nga atmosfera për ditëlindjen e saj.
Dy kanë qenë këngëtarët që kanë ndezur atmosferën, Klajdi Haruni dhe Bruno.
Sigurisht kjo ftesë nuk mund të ishte e mbyllur mirë, pa kërcimin e çiftit Nora-Blendi në një këngë që as nuk ju shkon në mendje, “Zogu më i mirë prej krejtve”.
Çifti i njohur në fakt dihet që pëlqen jetën e natës, edhe pse me axhendë të ngjeshur për shkak të punëve, ata sërish gjejnë kohën për t'u argëtuar. /Class/