Dhjetëra banesa janë përmbytur nga uji që ka hyrë pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga DurrësLajm, brenda shtëpia ka të paktën 10 cm ujë, ndërkaq që ka edhe shtëpi ku niveli i ujit është më i lartë.

Mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Kënetës kanë mbërritur mjetët e rënda të ushtrisë dhe emergjencave civile të cilët po ndihmojnë për largimin e ujit me anë të pompave që furnizohen nga gjeneratorë.