Paraditen e së mërkurës, pritet të kalojnë në mbledhjen jashtë radhe të Këshillit Bashkiak Durrës planet e detyruara vendore të 3 nga 4 zonave të Rindërtimit, ku pritet të ndërtohen godinat ku do të strehohen personat e mbetur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

DurrësLajm po publikon më poshtë planin e detajuar vendor për zonën nr.2, që do të ndërtohet në njësinë administrative nr.6, në lagjen nr.18. Nga shembja e një pallati në datë 26 nëntor, aty humbën jetën 7 viktima dhe për këtë arsye në zonë do të ngrihet një memorial përkujtimor në nderim të jetëve të humbura në këtë vend.

Plani i detajuar vendor parashikon strehimin e 446 familjeve, me rreth 2102 banorë, në përfundim të dy fazeve të zhvillimit të kësaj zone. Plani gjithashtu parashikon shembjen e disa objekteve me dëmtime DS4 dhe ndërtesave informale 1-3 kate.

“Në fazën e parë, nga dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti numri i apartamenteve që janë shembur ose do të shemben sepse banesat janë vlerësuar me kategorinë DS4 është 93 njësi banimi/familje. Ky plan propozon gjatë po kësaj faze edhe prishjen e disa objekteve të tjera të cilat kanë kapacitet akomodues 13 njësi banimi/familje. Gjatë fazës së dytë propozohet të prishen disa ndërtime informale, ku përfshihen 8 familje që jetojnë në ato ndërtesa.

Në Fazën e dytë propozohet të zhvillohet nënnjësia N5 me ndërtesë banimi dhe shërbimesh. Ajo do të realizohet nga prishja e ndërtesave informale 1-3 kate. 1 objekt me lartësi 9 kate”,- thuhet ndër të tjera në relacionin e planit të detajuar vendor.

Hartues për këtë plan është përzgjedhur “Casanova-Hernandez” + “Geosat” shpk. Zona  e marrë në studim ka një sipërfaqe prej 47.642 m2.

RELACIONI I PLOTE PËR PLANIN E DETYRUAR VENDOR TË BASHKISË DURRËS, ZONA 2 – NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.4, DURRËS:

Në zbatim të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar, Ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, Ligjit nr.97/2019 “Për miratimin e Aktit Normativ nr.9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”,  Vendimit nr.686 datë 22.11.2017 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit” i ndryshuar, Vendimit nr. 887 datë 24.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurës së përshpejtuar për hartimin dhe miratimin e planit të detyruar vendor, si dhe procedurës së miratimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit, në rastet e fatkeqësisë natyrore”, paraqesim relacionin për Planin e Detyruar Vendor për Zonën 2 – njësia administrativenr.4, Bashkia Durrës, zonë e re për zhvillim, dhe integrimin e tij me  Planin e Përgjithshëm Vendor , Bashkia Durrës”.

Ky plan i detyruar vendor  PdyV, vjen si një përgjigje ndaj situatës emergjente e shkaktuar nga tërmeti i datës 26/11/2019 , i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme fizike dhe sociale në qytetin e Durrësit, i cili propozon zhvillimin e Zonës nr.2, e cila është shpallur si zonë e përshtatshme për zhvillimin e detyruar me Vendim  të Këshillit të Ministrave nr. 129, datë 13.2.2020 “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Durrës, Bashkia Durrës, dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese”.

Menjëherë pas miratimit të Zonën nr.2 , me procedurë të përshpejtuar për hartimin dhe miratimin e planit të detyruar vendor për rindërtim, u mor nisma për hartimin e PDyV nga Ministri i Shtetit për rindërtimin, në zbatim të pikës 2.II të Vendimit nr. 887 datë 24.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurës së përshpejtuar për hartimin dhe miratimin e planit të detyruar vendor, si dhe procedurës së miratimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit, në rastet e fatkeqësisë natyrore”.

Po me procedurë të përshpejtuar janë kryer procedura e prokurimit publik nga ana e AKPT , ku hartues për këtë plan është përzgjedhur “Casanova-Hernandez” + “Geosat” shpk. Në zbatim të VKM 887/2019 i gjithë procesi është ndjekur nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe institucioni vendor.

Kjo PdyV ka për qëllim kryesor në zbatim të VKM 887/2019  hartimin e një plani për zhvillimin e një zonë të re për të përballuar nevojën për strehim të familjeve të prekura nga fatkeqësia.

Zona  e marrë në studim ka një sipërfaqe prej 47’642 m2. Zona e Re për Zhvillim 2 ndodhet në pjesën veriore të qytetit të Durrësit dhe kufizohet nga: Veriu_ Rruga “Sami Frashëri”, Perëndim_ Rruga “Mujo Ulqinaku”,Veri_ Rruga Sami Frashëri, Jug_ Rruga Kristo Sotiri.

Zona e Re për Zhvillim 2 paraqet një ndërtesë të rrënuar gjatë tërmetit dhe 6 objekte të dëmtuara, të cilat mund të jenë objekt i prishjes pas inspektimeve dhe vlerësimeve të mëtejshme. Struktura ekzistuese urbane e përbërë nga blloqe të gjata të hapura urbane, të artikuluara rreth hapësirave të mëdha publike të hapura, ofron një raport prej 67,5% të tokës me tokë publike – vetëm me 32,5% të tokës me sipërfaqe private. Ekzistojnë gjithashtu 8 struktura informale të vendosura kryesisht në anën veri-lindore të zonës të ndërtuara në tokë publike. Kjo zonë paraqet një mundësi për ri zhvillimin e saj të plotë nëse plani mund të shfrytëzojë tokën e plotë publike të lëshuar dhe nëse miratohet prishja e objekteve të dëmtuara në shkallë të gjerë.

Plani do të bazohet kryesisht në rindërtimin e banesave dhe investimet në infrastrukturën e nevojshme për rritjen e cilësisë së shërbimit, duke promovuar rritjen ekonomike dhe duke identifikuar së pari projektet e investimeve me prioritet të lartë, të nevojshme në periudhën afatshkurtër.

Objektivat strategjikë për zhvillimin e zonës janë:

  1. Ndërtimi i njësive të banimit me shërbime tregtare.
  2. Përmirësimi i hapësirës publike.
  3. Rregullimi i zonave të parkimit.
  4. Krijimi i zonave të gjelbërta dhe rekreative.
  5. Shënimi i vendndodhjes së viktimave të shkaktuara nga shembja e një ndërtese banimi gjatë tërmetit.
  6. Krijimi i shërbimeve të reja në lagje

Ndarja në nënnjësi

ZRZH Nr. 2-Durrës, objekt i kësaj PDyV-je, është ndarë në 19 nënnjësi (zona

zhvillimi), secila me karakteristika homogjene zhvillimi. Ndër këto:

– 12 nënnjësi, të cilat i nënshtrohen procesit të ristrukturimit (R1-R12);

– 6 nënnjësi, të cilat i nënshtrohen procesit të rizhvillimit (N1-N6);

– 1 nënjësi e përbërë nga rrjeti rrugor (IN1)

Nga dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti numri i apartamenteve që janë shembur ose do të shemben sepse banesat janë vlerësuar me kategorinë DS4 është 93 njësi banimi/familje. Këto janë emergjente për fazën e parë të zhvillimit të PdyV-së. Ky plan propozon gjatë po kësaj faze edhe prishjen e disa objekteve të tjera të cilat kanë kapacitet akomodues 13 njësi banimi/familje. Pra nevoja për strehim nga zbatimi i fazës së parë të PdyV-së është 106 familje.

Gjatë fazës së dytë propozohet të prishen disa ndërtime informale, ku përfshihen 8 familje që jetojnë në ato ndërtesa.

Numri total i familjeve që kanë nevojë strehimi nga dëmtimet e tërmetit dhe nga propozimet e Planit të Detajuar Vendor për të dyja fazat e zhvillimit është 114 familje.

Programi i strehimit

Programi i strehimit ne fazen e parë synon realizimin e 7 objekteve të banimit të klasifikuara si më poshtë:

2 objekte me lartësi 5 kate; 1 objekt me lartësi 5-7 kate; 2 objekte me lartësi 7 kate; 1 objekt me lartësi 7-8 kate; 1 objekt me lartësi 9 kate, ne total me nje numer apartamentesh me kete tipologji:

43 apartamente të tipologjisë 1+1

73 apartamente të tipologjisë 2+1

154 apartamente të tipologjisë 3+1

Në total në fazën e parë për ZRZh 2 propozohet të akomodohen 274 familje.

Në Fazën e dytë propozohet të zhvillohet nënnjësia N5 me ndërtesë banimi dhe shërbimesh. Ajo do të realizohet nga prishja e ndërtesave informale 1-3 kate.

1 objekt me lartësi 9 kate

Tipologjitë e apartamenteve klasifikohen si më poshtë:

32 apartamente të tipologjisë 1+1

64 apartamente të tipologjisë 2+1

80 apartamente të tipologjisë 3+1

Në total në fazën e dytë për ZRZh 2 propozohet të akomodohen 176 familje.

Në përfundim të realizimit të këtij Plani të Detyruar Vendor për ZRZh 2 është menduar t’u shërbejë 446 familje të reja të strehuara dhe 2102 banorëve.

Shtimi dhe/ose zgjerimi i hapësirave të gjelbra

Sipërfaqet e gjelbra të propozuara kontribuojnë si në shtimin e gjelbërimit, ashtu edhe në përmirësimin e peizazhit në tërësi. Në ZRZh Nr.2 parashikohet që sipërfaqja e zonave të gjelbra të shkojë mbi 4400 m2, e përbërë nga xhepa të gjelbër urban, të cilat janë zona të vogla të gjelbërta të pajisura për funksione rekreative siç janë sheshet e lojërave për fëmijë, palestra në natyrë, zona të lojërave të tavolinës ose zona të vogla sportive.

Një pikë e rëndësishme e trajtuar tek kjo PDYV është Memoriali në nderim të viktimave të tërmetit, të 26 nëntorit. Autoritetet kanë vendosur që mbi ish gjurmën e objektit të shembur të ngrihet një memorial përkujtimor që do të nderthuret me hapësirën e gjelbër publike, i trajtuar natyrisht me detajin arkitektonik përkatës.

“Natyra” do të mbillet në vendin bosh si një simbol i rigjenerimit, për të ofruar një mesazh optimist të luftës pas tragjedisë dhe besimit në rindërtim. Artet dhe natyra do të jenë gjithashtu dy elementët që do të përcaktojnë identitetin e lagjes së re, që do të emërtohet “Lagja e Artit”.

Plani i Infrastrukturave dhe Shërbimeve Publike

Zona e Re për Zhvillim 2 në qytetin e Durrësit është një zonë e urbanizuar, e kufizuar nga të gjitha anët me rrjet rrugor. Rrugët kufizuese nuk shërbejne vetëm si aksese automobilistike për zonën, por ofrojnë edhe lidhjet me infrastrukturat kryesore inxhinierike.

Të gjitha rrugët kryesore që kufizojnë zonën janë perimetrale dhe formojnë një unazë të jashtme duke lejuar zhvillimin e ndërtesave brenda zonës. Gjithashtu, zona përshkohet edhe nga disa rrugë të brendshme, një pjesë ekzistuese dhe disa rrugë të reja të propozuara në PDyV, duke mundësuar në këtë mënyrë lëvizjen e automjeteve në brendësi të zonës. Propozimi i rrugëve të reja është menduar për të lehtësuar aksesin dhe lëvizjen e këmbësorëve dhe makinave drejt ndërtesave të tyre. Në brendësi të zonës propozohet një rrjet rrugor me seksione të ndryshme, 5 dhe 6 m të karexhatës. Disa prej këtyre rrugëve shoqërohen me parkime në njërin krah ose në të dyja, paralel me trupin e rrugës, ose pingul me të, të shoqëruar me gjelbërim vertikal (pemë).Vendet e parkimit do të mundësohen si në sipërfaqet nëntokësore të objekteve të reja të propozuara, ashtu dhe mbi tokë.

Struktura e komplekseve të banimit bazohet në një rrjet modular . Ky rrjet standart artikulohet me anë të një volumetrie komplekse të përbërë nga tarraca, ballkone. Objektet formohen nga bashkimi i këtyre moduleve, me variacione që derivojnë nga përshtatja me terrenin, tipologjitë e apartamenteve . Mbulesa e objekteve duhet të jetë tarracë.

Në përfundim të realizimit të këtij Plani të Detyruar Vendor për ZRZh 2 është menduar t’u shërbejë 446 familje të reja të strehuara dhe 2102 banorëve.

Mbi Integrimin e Pdyv Zona 2 me PPV te Bashkisë Durrës

Zona në studim ,  Zona 2, përfshihet në pasaportën A.3.5 , S.2.0 dhe I.2 të rregullores së PPV-së së miratuar dhe në fuqi të Bashkisë Durrës.  sipas IPV Durrës të miratuar me  Vendim të KKT-së 27 datë 10.05.2013.

Ndërsa nga mbivendosja e kufirit të ZRZH 2 me hartën e njësive strukturore të Draft PPV Durrës vërehet se njësitë strukturore të pranishme janë:A2.1-16; A2.7-4; A2.1-17; A2.7-7; AR2-51; AR2-55; AR2-52. Territori i ZRZH-2 Durrës ka karakterin e një zone të pastër banimi. Mbizotëron përdorimi A-Banim dhe shërbimet në funksion të banimit.

Midis objekteve ekzistuese të tipologjisë lineare janë ruajtur në një pjesë të mirë hapësirat publike, sheshet në funksion të banesave shumë-familjare.

Në zbatim të pikës 10 të Vendimit nr. 887 datë 24.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurës së përshpejtuar për hartimin dhe miratimin e planit të detyruar vendor, si dhe procedurës së miratimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit, në rastet e fatkeqësisë natyrore” sipas së cilës: “Njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin masa që, pas miratimit, plani i detyruar vendor të integrohet me planin e përgjithshëm vendor, duke ndjekur përcaktimet e vendimit nr.686, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”, të ndryshuar”

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar planet ndryshohen kur ka ndarje administrative dhe territoriale, ndryshime të paparashikuara demografike, sociale dhe ekonomike, ndryshime të shkaktuara nga kriza sektoriale apo nga forca madhore, sic ishte edhe tërmeti i datës 26.11.2019.

Pra,  ky plan do të integrohet me  PPV Bashkia Durrës  , me njësitë strukturore që përmban ai dhe kategoritë e përcaktuara të përdorimit të tokës, sipas legjislacionit në fuqi