Disa zona nesër në kryeqytet do të kenë mungesë të energjisë elektrike, për disa orë. Sipas OSHEE, energjia elektrike do të stakohet për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

Pa drita do të mbesin pjesërisht zona Kodër Bërxullë afër Urës së Limuthit, ku energjia do të shkëputet nga ora 09:00 deri në orën 14: 00 dhe pjesërisht rrugët “Njazi Meka”, “Vath Koreshi” dhe “Mihal Grameno”, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, data 16 Janar

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet, në datën 16 Janar do të stakohet energjia në këto zona

09:00-14:00

Pjesërisht Kodër Bërxullë pjesërisht,

09:00-15:00

Pjesërisht rruga “Njazi Meka”, rruga “Vath Koreshi”, rruga “Mihal Grameno”