Ditën e enjte, territori i vendit do të mbetet me kthjellime deri në mesditë, kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat veriore – verilindore.

Sipas “Meteoalb”, pasditja dhe mbrëmja vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit ndërsa me vranësira të dukshme mbeten zonat veriore – verilindore.

Era do fryjë mesatare deri e fortë pas mesditës, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgë 2 – 3 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 31°C.