Kandidati i Partisë Demokratike për Durrësin, Igli Cara ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes 15, për të cilën shprehet se është lënë në harresë.

Cara ka dëgjuar nga afër shqetësimet e përditshme të banorëve të kësaj zone, ndërsa iu premtoi atyre se nuk do të shkonte më në këtë zonë për fushatë nëse nuk do t’i shtrojnë të gjitha rrugët kur demokratët të vijnë në pushtet.

“Së bashku drejt ndryshimit!

Mungesa e ndriçimit, e rrjetit të kanalizimeve, e furnizimit me ujë të pijshëm, e energjisë elektrike janë vetëm disa nga shqetësimet e përditshme të banorëve të lagjes numër 15 të qytetit.

Një zonë e lënë në harresë, dëshmi e keq qeverisjes gjatë 8 viteve të fundit.

Pas 25 prillit, ky realitet do të ndryshojë! #ShqiperiaFITON”, shkruan Cara krahas videos.