Të gjithë të çmendur për zonjën e parë kineze. Glamur, klass e qeshur, kështu u përshkrua dalja e parë e Peng Liyan bashkëshortes së presidentit kinez, gjatë vizitës në Rusi.

E njohur si këngëtare në Kinë, Peng Liyan duket se ka rrëmbyer zemrat e të gjithë kinezëve dhe jo vetëm si një zonjë e parë. E buzëqeshur, rrezëllitesë ajo shtrëngoi duart me mikëpritësit rus, dy hapa para bashkëshortit të saj, shkruanin mediat ndërkombëtare.

“Ne gjithmonë kemi kërkuar një zonjë të parë elegante që të prezantoheshim jashtë nëpër botë. Tani e kemi një” deklaruan për CNN zyrtarë kinezë.

Peng, 51 vjeç, nuk e ka të vështirë paraqitjen e saj në publik edhe për shkak të së shkuarës si këngëtare. Ajo njihet si një soprano shumë popullore në Kinë dhe pyetjes nëse ajo do të shndërrohet në një zonjë të parë aq e mirë sa çështë si sopranë, Peng i përgjigjet menjëherë me pozivitet.

Peng u lind në një familje artistësh, shkolluar në nivel master për muzikë folklorike, ajo u shndërrua në një superstar në Kinë në vitin 1983, duke marrë pjesë në evimentetin më të rëndësishme kulturor kinez siç është koncerti për festimin e vitit të ri kinez. Ndërkohë Zonja e Parë kineze pas martesës me presidentin Xi jinping, nuk la pas edhe rolin e saj humanitar në kohën kur ai ishte zv.president.

Ajo në vitin 2009 u bë ambasadore për ndalimin e duhanit, më pas për luftën kundër turbekulozit dhe HIV-Aids, nga organiztat botërore e shëndetësisë.

Shumë e krahasuan atë me ish-zonjën e franceze Karla Bruni, për klasin dhe të shkuarën prej këngetare, të tjerë me zonjën e parë amerikane Mishelle Obama për ndyshimin qe mund të sjellë në modelin e një zonje të parë.

Analistët deklaruan se tashmë Kina ka në dorë të përdorë një armë të butë, nëpër botë, ndërsa për kinezët i vetmi shqetësim është se Zonja e Parë mund të lërë nën hije presidentin e tyre, në takimet ndërkombëtare.