Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi një ditë më parë se nuk përjashtohet ardhja e një konflikti shumë të madh me Korenë e Veriut, po duket se Melania është gati për luftë dhe këto e tregon veshja e saj e fundit.
Detajet me lëkurë gjarpëri të Altuzarra dhe dekolteja Manolo Blahnic nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë nxjerrë në pah aspektin luftues.
Kjo është veshja e saj në pritjen e çiftit presidencial argjentinas, Mauricio Macri dhe bashkëshorten e tij Juliana Awada.
Melania Trump u gjet përballë femrës që nga mediat latine përcaktohet “më e bukur se Amal Alamuddin, më e rafinuar se mbretëresha Rania e Jordanisë, më elegante se Leticia e Spanjës dhe Kate Middleton”.
Të dyja të bukura dhe elegante, por Juliana Awada është penalizuar nga efekti deja vu. Veshja e saj Ginebra ishte identike me atë të Letizia Ortiz të Spanjës. Më elegante apo kopjace?/ TCH