Felipe Anderson mbetet objektivi kryesor i Juventusit për dritaren e ardhshme të transferimeve. Sulmuesi i krahut është në fazën përfundimtare të kontratës me Lazion.

Klubi kryeqytetas i ka paraqitur një ofertë brazilianit, por ai e gjykon të pamjaftueshme.

Juventusi kërkon të përfitoj nga situata dhe po e josh në mënyrë aktive Anderson që të largohet nga Lazio dhe t’i bashkohet bardhezinjve duke i fruar 3 milionë euro neto në sezon.

Propozimi i Lazios nuk arrin këtë shifër, por negociatat mes lojtarit dhe klubit vazhdojnë, duke u dhënë atyre një mundësi për të përmirësuar ofertën e tyre.

Sipas portalit Tuttojuve, Juventus ka besim se Anderson përfundimisht do t’i zgjedhë ata për të vazhduar karrierën e tij. Bardhezinjtë synojnë të finalizojnë marrëveshjen me 30-vjeçarin këtë muaj.

Anderson do të jetë një afrim i shkëlqyer për skemat e trajnerit Allegri dhe për më tepër ka një përvojë të madhe në Serie A.

Sulmuesi e di se me Juventusin ëndrra e tij për të fituar trofe mund të realizohet, gjë që vështirë se do të ndodhë nëse ai do të qëndroj te Lazio pas këtij sezoni.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për ta bindur atë të largohet nga Roma, pasi është i lidhur me qytetin dhe klubin, pasi ka luajtur në dy periudha të ndryshme me lacialët.

Në këtë sezon Anderson ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka kontribuar me 3 gola dhe 7 asiste.