Në një kohë kur përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogherini ndodhet në një takim me kryeministrin Rama për ti dorëzuar progres raportin, një grup të rinjsh kanë protestuar para Kryeministrisë.

Të rinjtë kanë zgjedhur t’i japin një mesazh përmes pankartave Mogherinit, ku shkruhet: "Mos besoni atë qe ju thonë politikanët shqiptarë", "BE njeh forcën e ligjit, ne njohim forcën e policisë", "Nuk mund të fusni Shqiperinë në BE nesë qeveria e përjashton Kukësin nga vendi", "Zonja Mogherini! Nuk mund të çelësh negociatat pa liruar kuksianët që janë rrëmbyer nga oligarkia!"