Është një problem shqetësues prej kohësh për shqiptarët në lidhje me produktet ushqimore që konsumojnë, pasi nuk janë të sigurt se ku e çfarë të blejnë.

Çdo ditë denoncohen produkte të cilat janë në shitje, por janë të pakonsumueshme, të skaduara, apo me lloj-lloj insektesh që gjejnë brenda tyre.

Rasti i fundit vjen nga Durrësi, i publikuar nga “Jeta osh qef”, ku një zonjë ka blerë një pako makarona, por është përballur me një surprizë të pakëndshme. Teksa ka hapur pakon për t’i gatuar, ajo ka parë që makaronat ishin të mykura.

Ajo ka kontrolluar edhe datën e skadencës, po ka parë që produkti supozohej të skadonte në 2018-n (shih foton kryesore).

Pyetja që të lind më së shumti në këto raste është: Autoritet Kombëtar i Ushqimit si funksionon dhe ku janë specialistët e tij?