Një ngatërrim në aeroportin e Malpensa-s, në Milano mund t’i kushtojë shumë një zonje me banim në Durrës, e cila ka shkuar për të takuar djalin e saj në Aleksandri. Ajo mund ta ketë të vështirë të kthehet në atdhe.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e DurrësLajm, foton e pasaportës së kësaj zonje, të cilën e ka marrë gabimisht.
“Ju lutem te publikoni ket foto. Gabimisht ne malpensa kemi ngatruar pasaportat. Zonja shkonte ke djali ne alekssandri. Kushdo qe e njeh ne durres te me marre ne kete numer 003934548870 dhe komunikojm ne. Ju faleminderit”,- shkruan qytetari në banon në Itali.





