Gjykata e Durrësit ka vendosur në seancën e sotme gjyqësore, të drejtuar nga gjyqtari Xhevdet Lika, të lërë më masën e sigurisë arrest shtëpie, mjeken e IEVP-së, Ylfete Semën.

Pas seancës gjyqësore ka folur për mediat avokatja e saj, Tone Lekgegaj.

“Zonja Ylfete është e pafajshme, nuk ka kryer asnjë veprim të kundraligjshëm. Megjithatë këto janë procedura, do të vijojnë hetimet dhe përfundimisht doo të zbardhet e vërteta dhe çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur. Kishim shumë pretendime për masën, sepse në të gjitha kushtet dhe rrethanat shttasja Ylfete Sema nuk mund të përfshihej në atë ngjarje. Situata shëndetësore e shtetasit i cili rezulton se u largua ka qenë e rëndë”,– tha avokatja Lekgegaj.