Aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Kukës ka lënë pas një viktimë.

Bëhet me dije se personi që ndërroi jetë është një 30-vjeçar i identifikuar si Sadri Duraku.

Sipas njoftimit të policisë Duraku ishte duke lëvizur me biçikletën e tij ndërkohë që është përplasur nga një 47-vjeçar me automjet.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”. Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar edhe fotoja e të riut që humbi jetën në moshë fare të re.

“Nje aksident sot i mori jeten ne lule te rinisë Sadri Durakut. Ngushellime familjes se tij per humbjen e të afërmit te tyre.

Zoti ne xhenet e paqe” shkruan një i afërm i tij në Facebook, teksa ka postuar edhe foton e të riut që humbi jetën nga aksidenti.