Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 pas zhvillimit një fushatë eliminatore mjaft të mirë, ku grumbulloi 15 pikë.

Mbrëmë ishte natë feste në “Air Albania”, pavarësisht rezultatit zhgënjyes 0-0 ndaj modestëve nga Ishujt Faroe.

Në Serbi, përveç lajmit të thatë disa ditë më parë për kualifikimin e Shqipërisë, në edicionin e sotëm kanë vendosur të merren me diçka që ata e konsiderojnë skandal.

Bëhet fjalë për një banderolë mbrëmë, ku shkruhej: “Zoti është shqiptar”.

“Një mesazh i turpshëm bëri xhiron e planetit” – lexohej në titullin e Kurir.

“Tifozët shqiptarë brenda një kohe të shkurtër krijuan një sërë skandalesh dhe para se të digjnin flamurin e Serbisë, kanë vendosur edhe një pankartë që sulmonte fenë, kishën dhe Zotin” – Shkruan mediumi i njohur serb.