Pjetër Rushaj, i njohur dhe me emrin Petrit, është nxjerr i pajetë nga makina e tij bashkë me djalin 14 vjeçar, Jason Rushaj, pasi u rrëmbyen nga rrjedha e ujit të një përroi në Bogë. Me ta në makinë ishte dhe një nga vajzat, po ajo arriti të dalë në kohë nga fuoristrada.
Familja Rushaj ishte e respektuar në Malësinë e Madhe dhe e ndante jetesën mes Anglisë dhe fshatit Pult. Një nga vajzat e kësaj familje, ka bërë një dedikim prekës për të atin dhe vëllanë që sot u nxorën të pajetë nga polumbarët e RENEAS.
“Zoti na ka tha zemrat, shpirti juaj pushoftë në paqe. Babi dhe vëllau jem”, ka shkruar Anais Rushaj. Në një foto të dytë, ajo ka ndarë dhe detaje nga ceremonia mortore, e cila do të mbahet nesër në varrezat katolike të Shkodrës.