Policia e Shtetit ka nisur nga e hëna, operimin në terren me dronë, për identifikimin e personave që thyejnë karantinën apo orarin e shkeljes së ndalim qarkullimit.

Punonjes policie janë trajnuar për t’i përdorur këto dronë në zonat urbane.

Dronët kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore.

Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit.

“Zoti qytetar ndaloni, po vjen patrulla”, do të jetë zëri që do të dëgjoni nga dronët, që kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi.

Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kamera termike.