Në prag të nisjes zyrtare të fushtaës elektorale, kandidati socialist për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana ka një mesazh për mbështetësit e tij.
Përmes një postimi në Facebook, teksa falenderon përkrahësit, Arbana zotohet se do të shndërrojë të pamundurën të mundur për të mirën e fëmijëve – të ardhmes.
POSTIMI I PLOTË
Përshëndetje.
Dua t’i jap një përfaqësim dinjitoz të gjithë atyre që besojnë te vizioni im për Bashkinë Shijak.
Falenderoj të gjithë qytetarët e Shijakut dhe Njesite administrative që përfshin kjo bashki.
Si prind, synoj dhe zotohem që do të bëjmë të pamundurën të mundur për të mirën e fëmijëve – të ardhmes.
Gjatë rrugëtimit tim të deritanishëm kam njohur shumë njerëz pa profil publik, qytetarë të thjeshtë që besojnë te e ardhmja e Shqipërisë, njerëz frymëzues, me një përkushtim për tu adhuruar në cdo veprimtari që kryejnë për familjen e tyre dhe komunitetin.
Së bashku, si një ekip i vetëm, të punojmë me përkushtim për Shijakun që duam.
E gjithë vëmendja tek ju.
Ju falenderoj përzemërsisht.
Elton Arbana





