Procedohet në gjendje të lirë një 50-vjeçar në Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike, proceduan në gjëndje të lirë shtetasin D.K., 50 vjeç.
Sipas bluve, ai është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike (trotuar), përpara objektit të tij në lagjen nr.1, Durrës, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





