Një ditë pas protestës së opozitës para selisë së parlamentit ka mbërritur në selinë blu zv. ambasadorja e SHBA-së në Tiranë për tu takuar me kreun demokrat Lulzim Basha.

Nuk ka informacion se cila është arsyeja e këtij takimi, por mund të pretendohet se një çështje e cila do të jetë temë diskutimi është edhe revolta popullore kundër qeverisë e mbështetur nga opozita.