Kore e jugut, 18 prill 2014 – Zv/drejtori i shkollës së mesme Danëon në Korenë e Jugut, i cili shoqëroi qindra nxënës në udhëtimin tragjik me traget, vrau veten, bëri të ditur policia sot, ndërsa shpresat janë pakësuar për të gjetur gjallë ndonjë nga 268 pasagjerët e humbur.
Kang Min-gyu, 52 vjeç, pati humbur që nga dita e enjte. Ai duket se ka varur veten me rripin e vet në një pemë pranë një palestre në qytezën bregdetare Jindo, ku të afërmit e njerëzve të humbur në tragjedinë e mbytjes së tragetit janë mbledhur për të marrë informacion.
Policia tha Kang nuk ka lënë shënim për vetëvrasjen dhe se ata filluan të kërkojnë për të, pasi u raportua i zhdukur nga një mësues i shkollës. Ai u shpëtua nga mbytja, pasi trageti u përmbys të mërkurën.
Nga 475 pasagjerët dhe anëtarët e ekujpazhit në traget, 28 janë shpallur zyrtarisht të vdekur para vetëvrasjes së Kang dhe 179 të tjerë janë shpëtuar. Shumica e të humburve janë nxënës nga një shkollë e mesme pranë Seulit, të cilët po merrnin pjesë në një ekskursion.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





