Ministri i Brëndshëm dhe njëkohësisht Zv. Kryeministri i Cekisë, Vít Rakušan viziton Kantinën e verës “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Durrës.

Gjatë kësaj vizite, ministri Rakušan shoqërohej nga delgacioni çek dhe nga diplomat të Ambasadës Çeke në Tiranë.

Ministri Rakušan theksoi se në këtë Kantinë prodhohet konjaku i parë shqiptar me një cilësi unikale dhe një histori 100 vjecare.

Ai gjithashtu shprehu se Konjaku “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” është shumë i njohur edhe në Republikën e Cekisë.
Sot Kantina prodhon 1.000.000 shishe në vit dhe parashikon të rrisë prodhimin për të plotësuar kërkesat e tregut, pa cënuar cilësinë e konjakut.

Kjo kantinë ka arritur të tërheq vëmendjen brenda dhe jashtë vendit për cilësinë e saj dhe është prezantuar në një sërë panairesh të verërave në Francë, Itali, Serbi etj.