Një tjetër politikan është infektuar me koronavirus në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, zv.kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka bërë me dije se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe se është futur në izolim.
“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia.”, shkruan Selmanaj.
Kujtojmë që dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se është infektuar nga Covid-19 dhe për këtë shkak do të vazhdojë punën nga shtëpia.





