TIRANE, 09 mars 2013- Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi, zoti Igor Lukshiç, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, më 11-12 mars, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, zotit Edmond Panariti.
Në programin e vizitës, veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy Ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të zotit Lukshiç edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotin Bujar Nishani, me Kryetaren e Kuvendit, zonjën Jozefina Topalli dhe me Kryeministrin, zotin Sali Berisha.
Gjithashtu, zoti Lukshiç do të zhvillojë takime me drejtues të partive parlamentare dhe me përfaqësues të minoritetit malazez në Shqipëri. Në kuadër të kësaj vizitë do të mbahet edhe Forumi Ekonomik Shqipëri-Mali i Zi.