Bujar Osmani, është njeriu i dytë i Maqedonisë që viziton Beogradin pas shumë kohësh tensione.
Kirurgu shkupjan që ka marrë rol të rëndësishëm në negociatat për emrin e Maqedonisë beson se terapia për diagnozën e konflikteve të Ballkanit është veprimi i përbashkët për ta bindur Evropën.
Në kryeqytetin serb ka arritur me punë për ta takuar homologen e tij serbe si zëvendëskryeministër dhe ministër për Integrim.
Në pritje të strategjisë së BE-së për Ballkanin thotë se ky vit është çelësi që nuk do të vijë sërish. Për Shkupin, dyert i hap emri.
Për shqiptarët thotë se është e rëndësishme që emri të pasqyrojë edhe përbërjen demografike të shtetit shumë etnik që përgjigjen e ka me Athinën.
Osmani beson se ligji për gjuhën nuk ka alternativë. Maqedonasit përfitojnë besnikëri nga shqiptarët nëse trajtohen si të barabartë.