Tiranë, 28 mars 2014 – Zv/kryeministri Peleshi, të premten, pati një takim pune me ambasadorin kuvajtian në Tiranë z.Najeeb Abdulrahman Al-bader. Në takim u diskutua shtimi dhe forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Zv/kryeministri Peleshi u shpreh gjatë takimit se Shqipëria është e gatshme për të konsoliduar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik me Kuvajtin. Ambasadori kuvajtian, në emër të ministrit kuvajtjan të financave Anas Al-Saleh, e ftoi zv/kryeministrin shqiptar për një vizitë pune në Kuvajt në një kohë të përshtatshme për të. Zv/kryeministri Peleshi e pranoi me kënaqësi ftesën.

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/