Tiranë, 27 maj 2014 – Agjencia zyrtare e lajmeve e Kuvajtit njofton se zv/kryeministri Peleshi u takua me ministrin kuvajtian të tregtisë dhe industrisë, z. Abdulmohsen Al- Madaj. Në takim u theksua dëshira e ndërsjelltë për forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve. Z.Abdulmohsen Al-Madaj është edhe ministër në detyrë i arsimit dhe i shkollimit universitar.
Zv/kryeministri Peleshi konfirmoi vizitën e kryeministrit Rama në shtator në Kuvajt dhe theksoi se vizita e tij në vendin arab ndër të tjera ka të bëjë me përgatitjen e vizitës së ardhshme të kryeministrit Rama. Peleshi gjatë vizitës në Kuvajt do të takojë edhe kryetarin e Autoritetit Kuvajtian të Investimeve, kryetarin e Këshillit të Lartë të Planifikimit, Shefin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë si dhe Shefin e Autoritetit Publik për Bujqësinë dhe Burimet Peshkore.
Sipas Zv/kryeministrit Peleshi, gjatë vizitës së tij në shtator, kryeministri Rama do nënshkruajë një numër marrëveshjesh tregtare me Kuvajtin me një rëndësi mjaft të madhe.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





