Një bast me një pronar lokali e ka futur në telashe sulmuesin Mario Balotelli që i ka premtuar aitj se do t’i jepte 2000 mijë euro nëse do hidhej me motor në ujë.
Por, mesa duket ky veprim nuk është pritur mirë nga zëvendës-kryeministri italian, Mateo Salvini i cili është shprehur se Baloteli duhet arrestuar:
"Nëse do ta kisha në dorë do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motor në det? Kjo është një lojë e një idioti. Por çfarë imazhi japim nga Italia në botë, nëse në një nga qytetet tona me të gjitha problemet që ekzistojnë, kalon një lojtar i pasur dhe i prishur, që ka një skuter dhe e hedh në det? Ne jemi të çmendur".
Kjo lojë nuk është pritur mirë nga autoritetet italiane, teksa Policia Bashkiake e Napolit e konsideron këtë, si nxitje e kryerjes së krimeve dhe lojërave të fatit.





