Zv.kryetari i LSI Durrës, Bujar Dhima denoncon në Facebook se gjysma e shkollës së inauguruar pak ditë më parë “Shaqe Mazreku” është pa drita, pa priza, pa ngrohje, me pajisje të dëmtuara, përfshirë edhe koshat e basketbollit me kosto 1500 euro.
Ai ngre pyetjen se ku kanë shkuar 1.15 miliardë eurot ndërsa shton se me kaq para, Durrësi do të ishte rindërtuar i tëri.
POSTIMI I PLOTË
Kryeministri në largim inauguroi para pak ditësh shkollën “Shaqe Mazreku” në Durrës por gjysma e godinës është pa drita, pa priza, pa ngrohje, me pajisje të dëmtuara, përfshirë edhe koshat e basketbollit me kosto 1500 Euro, tek të cilat gjuajti me top edhe kryeministër tersi.
Prindërit e nxënësve janë të shqetësuar pasi godina nuk ka rrethim e as oborr dhe ngjitur me të gjendet një pallat i dëmtuar nga tërmeti, në rrezik shembje.
FASADA – FASADA – FASADA
Ky është bilanci i kësaj qeverie të dështuar dhe korruptive.
Ku kanë shkuar 1.15 miliardë Eurot?
Me ato para Durrësi do ishte rindërtuar i tëri.
Më 25 prill ta largojmë këtë sekt të papërgjegjshëm kllounësh dhe të nisim rindërtimin e vërtetë të Durrësit dhe Shqipërisë
Bujar Dhima
Zv/Kryetar i LSI Durrës





