Zv.ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, me kompetencat e ministrit, zhvilloi një takim blic në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Ky ishte takimi i parë i Lleshit me strukturat e policisë vendore, ku përveç drejtorit të qarkut Kastriot Skënderaj të pranishëm ishin 6 shefat e komisariateve të Tiranës, si edhe ato të Kavajës dhe Rinasit.
Qëllimi i takimit ka qenë forcimi i goditjes së krimit në kryeqytet, pasi kohët e fundit kanë ndodhur ngjarje të rënda, si vrasje apo plagosje.
Zv.ministri i Brendshëm Lleshi i ka kërkuar Drejtorit të kryeqytetit që të shtohen kontrollet në lokalet e natës, e po kështu duhet të identifikohen dhe të mbahen në monitorim personat që lëvizin të armatosur.





