Dy javë pasi mori detyrën, sot ka dhënë dorëheqjen, zv.ministri i Arsimit Taulant Muka.
Muka u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon.
Ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të mëdha, pasi ishte ai që akuzoi Demon për plagjiaturë.
Studiuesi denoncoi plagjiaturën që sipas tij zv.ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.





