Lorena Haxhiu është zëvendësministrja e re e Arsimit, e cila mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Rinor në varësi të Ministrisë së Arsimit.

Por Haxhiu nuk është një emër i panjohur njohur për publikun shqiptar pasi para se të angazhohej me politikë, 28-vjeçarja ka prezantuar disa programe e emisione të mëngjesit apo pasdites në disa televizione.

Në disa media, zv.ministrja e Arsimit ka qenë prezantuese e programeve për të rinj, po ashtu dhe emisioneve të pasditeve. Lorena Haxhiun e keni parë në emisionet e mëngjesit me programe si "Agon" në "Albanian Screen" e "Dita Ime" në "Vizion Plus".

Duke qenë prej vitesh një imazh i ekranit, në median online kanë qarkulluar shpesh edhe fotot me bikini të zv.ministres të shkrepura nga paparacët.

Ndërkohë që Redi Shtino, zv.ministri tjetër ka profil juridik. Ai ka mbajtur edhe më herët postin e zëvendësministrit të Arsimit, gjatë kohës kur drejtonte Nikolla.