Zv. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Renco Ulivieri, është i njohur për karakterin e tij polemizues që nga koha kur ka qenë trajner. Edhe tani që është 76 vjeç dhe mban një pozicion të lartë në institucionin qeverisës të futbollit në Itali, ai nuk ka ndryshuar.

I ndodhur në Çikago për pushime, Ulivieri ka pozuar para një ndërtese në pronësi të kompanive të presidentit të SHBA-ve, Donald Tramp, duke e fyer këtë të fundit me tregimin e gishtit të mesit. Këtë foto ai e ka postuar në profilin e tij në Facebook.