Pavarësisht ecurisë tepër negative në kampionat, drejtuesit e Teutës konfirmojnë Gugash Maganin në krye të skuadrës.
Zëvendëspresidenti Ardian Bardhi u shpreh se peqinasi do të vazhdojë t’i drejtojë bregdetarët.
“Magani do të vazhdojë të jetë në krye. Ishte thjesht një humbje, ne besojmë te puna e stafit teknik dhe ata do të punojnë të qetë, si gjithmonë. Vërtet humbëm, por futbolli kështu është. Ne kemi një projekt afatgjatë dhe duam ta vazhdojmë, e dinim se fillimi do të ishte i vështirë. Të punojmë më fort për t’u rikthyer te fitoret”, ka thënë Bardhi.
Durrsakët kanë ndërtuar një skuadër cilësore në këtë sezon dhe të gjithë besojnë se skuadra do të sigurojë shpejt rezultatet pozitive dhe do të synojë vendet e para të klasifikimit.





