Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance deklaroi se SHBA kanë penguar me sukses programin bërthamor të Iranit dhe tani synojnë një zgjidhje diplomatike për tensionet me Teheranin.

Në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të NBC, Vance theksoi se administrata Trump nuk dëshiron të vazhdojë sulmet ushtarake apo bombardimet.

“Nuk duam të vazhdojmë bombardimet apo të bëjmë më shumë se ç’është bërë deri tani. Qëllimi ynë është të ndalojmë plotësisht programin bërthamor iranian,” tha Vance.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të nisin bisedime me Iranin për të arritur një marrëveshje afatgjatë dhe paqësore.

Ky qëndrim pason sulmet e fundit të SHBA ndaj objekteve bërthamore iraniane, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.