Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshat të Zvicrës. Dy trupa të pajetë të një burri dhe një gruaje janë gjetur brenda banesës ndërsa shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten ende miste. Mediat në Kosovë raportojnë se dyshohet se burri i cili humbi jetën është shtetas i Kosovës.
Dyshohet se ai ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu nga Kosova e më pas ka vrarë edhe vetën. Sipas raportimeve i dyshuari mësohet të jetë nga Malisheva dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës, e cila po ashtu është nga një fshat i Malishevës.
Mediat zvicerane shkruajnë se fillimisht i dyshuari ka qëlluar me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë. Më pas ai ka hyrë në shtëpi ka kryer aktin e rëndë. Gjithashtu raportohet se banesa ku ndodhi ngjarja është përfshirë nga zjarri. Viktimat janë 42 vjeç dhe 38 vjeçe. Mësohet se çifti ka lënë pas katër fëmijë.
Mësohët se çifti është përballur me probleme për një kohë të gjatë dhe kanë pasur një lidhje me ndarje e bashkime. E ndjera thuhet ta ketë denoncuar bashkëshortin e tij për dhunë, dhe është arrestuar për 1 muaj. Dyshohet se rasti tragjik ka ndodhur pak pas daljes së tij nga burgu.