BERLIN, 6 janar 2014 – Kancelarja Angela Merkel ka pësuar një aksident duke bëre ski, gjate pushimeve te Krishtlindjes në Zvicër Mjeket i kanë keshilluar 3 javë pushim. Zëdhenesi i saj për shtyp Seibert, sqaron se rënia nuk ka qenë me pasoja të rënda, por kancelarja ka pësuar nje shembje ne anen e djathte të shpinës. Gjithmone sipas zedhenesit të saj mjeket i kanë keshilluar trë jave regjim shtrati. Kjo do të thote se Merkel nuk do të kryeje funksione qeveritare, si mbledhje apo takime gjatë ketyre tre javëve. Duke iu përgjigjur pyetjeve zedhenesi për shtyp Seibert, ka sqaruar se aksidenti nuk eshtë provokuar nga persona të tretë, po thjesht kancelarja ka rreshqitur. Midis takimeve te shumta që kancelarja do te anullojë eshtë edhe takimi i së merkures në Varshavë, dhe takimi me kryeministrin e Luksenburgut Xavier Bettel.
/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





