Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person. Autori nuk është identifikuar, por mësohet se i ka njohur viktimat.
Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i sulmit të armatosur të nisur nga një sulmues i panjohur në qytetin zviceran të Sionit.
Autoritetet janë vënë në alarm, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.
Shërbimet e urgjencës shkuan në vendin e sulmit. Sipas raportimeve të mediave zvicerane, sulmuesi qëlloi disa të shtëna drejt njerëzve në dy pjesë të ndryshme të qytetit, që ndodhen në pjesën jugore të Zvicrës.
Sulmi ka ndodhur pak para orës 8 të mëngjesit, kur sulmuesi, i cili ende nuk është identifikuar, ka vazhduar me sulmin për një arsye ende të panjohur.
Policia e kantonit Valais është mobilizuar menjëherë për të arrestuar autorin, i cili në bazë të konstatimeve të para ka njohur viktimat e tij.
Në të njëjtën kohë, prokuroria hapi një hetim për vrasje, si ndihmës i vrasjes nga pakujdesia.