Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia zvicerane pasi është kapur me më shumë se 4 kilogramë kokainë në valixhen e tij të udhëtimit. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar që ishte nisur në San Paolo, Brazil, me destinacion përfundimtar Tiranën. Por, udhëtimi i tij është ndërprerë në Zvicër. Ai kishte zbritur në aeroportin e Zyrihut për të marrë avionin tjetër për në Tiranë, por gjatë kontrollit i është gjetur edhe lënda narkotike që e kishte fshehur në valixhe. Drogën e kishte fshehur në disa të brendshme femrash që i kishte marrë me vete nga Brazili. Lajmin e ka bërë publik policia e Zyrihut.
Zvicër, kapet me 4 kg drogë shqiptari që vinte nga Brazili
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Prej dhjetë ditësh i zhdukur pa gjurmë, nëna denoncon humbjen e djalit të mitur!
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos
SPAK jep pretencën, ja sa vite burg rrezikojnë biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj
Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës, trafikonin qindra mijëra euro kokainë mes Italisë dhe Shqipërisë





