ZVICËR,29 korrik 2013 – Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur nga një përplasje ballore mes dy trenave. Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, ndërsa mësohet se trenat e udhëtarëve janë përplasur pak para orës 19;00 në stacionin Granges-Marnand të rajonit Vaud. Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, të cilat gjithashtu raportojnë se është ndërprerë edhe trafiku hekurudhor për shkak të këtij aksidenti.
(Burimi/balkanweb)





