Doganierët, në Aeroportin e Zyrihut, në Zvicër, gjatë gjithë vitit të kaluar kanë konfiskuar 18 përqind më shumë mallra dhe sende të tjera të kontrabanduara se sa një vit më pare. Bëhet fjalë për afro 4300 raste kontrabandimi të konstatuara te pasagjerët, ose më shumë se 12 raste në ditë. Por, është interesante se, siç shkruajnë mediet zvicerane, se gjatë vitit 2015 janë konfiskuar dhe asgjësuar më shumë se 11 ton prodhime mishi, të cilat pasagjerët ishin përpjekur t’i kalonin pa u kontrolluar nga doganierët.

Në krye të listës së këtyre prodhimeve qëndron suxhuku i Kosovës dhe, padyshim, janë kosovarët me banim në Zvicër ata që tentojnë ta marrin me vete këtë ushqim të veçantë, të cilin nuk mund ta gjejnë në dyqanet zvicerane.