Një histori e pabesueshme në kampionatin zviceran, me protagonist dhe viktimë Reto Felder, portier i FC Murit, gjatë ndeshjes në fushën e Badenit. Mbrojtësi ekstrem i Murit, si shumë kolegë të tij, ka zakonin që mban një shishe ujë në anë të rrjetës, por këtë herë ka pësuar një “shaka” të tmerrshme. Tifozët kundërshtarë, duke përfituar nga një shpërqendrim i tij, ia mbushën shishen me urinë. “Piva një gllënjkë dhe e kuptova që ishte e ngrohtë, por besoja se e kishte ngrohur dielli. Me gllënjkën e dytë, kuptova se kishte diçka që nuk shkonte”, – pranon Felder. Portieri ka shprehur gjithë zemërimin e tij, duke thënë: “Nuk më kishte ndodhur asnjëherë një gjë e tillë, është një gjë e shpifur dhe barbare”. “Urin-pirësi”, kështu iu vu nofka menjëherë, tregon një tjetër të veçantë. Menjëherë pas gllënjkës së parë, tifozët e Badenit nisën të këndonin në kor një këngë pak a shumë, “tani do të sëmuresh me AIDS”. Si Baden, ashtu edhe Federata Zvicerane e Futbollit, nisën menjëherë punën për të gjetur fajtorët me ndihmën e pamjeve filmike televizive dhe të kamerave me rreth të mbyllur. Felder, nga ana e tij ka njoftuar se do të denoncojë përgjegjësit.





