Një këshilltare e Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri është ende e padëshiruar në Zvicër. Kjo pas një vjedhjeje në një qendër tregtare. Gjykata Administrative Federale konfirmoi veton ndaj ardhjes së saj në territorin e Zvicrës.

Gjatë një konferencë ndërkombëtare në Gjenevë, në maj 2015, zyrtarja e re shqiptare, diplomuar në një shkollë për inxhinieri, kishte shkuar në një qendër tregtare. Sipas deklaratës së saj, ajo kishte për qëllim t’i bënte dhuratë një miku.

Me idenë se siguria nuk e kishte vënë re, ajo kishte futur disa artikuj në çantë, duke menduar se ishte e lehtë t’ia mbathte. Malli që ajo kishte marrë, arrinte në një shumë prej 1667 franga.

Ndalohet të hyjë në këtë vend për 3 vjet
Pas denoncimit, Drejtësia e Gjenevës e kishte dënuar me 30 gjoba në ditë me nga tridhjetë franga. Një vendim që ajo nuk e kishte kontestuar. Por gruaja e re kishte apeluar kundër këtij vendimit të Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), i cili dorëzoi vendimin me një ndalim të hyrjes për një periudhë prej tre vjetësh, një veto e vlefshme jo vetëm për Zvicrën, por për të gjithë zonën Shengen.

Në mbrojtje të veprimit të saj, e interesuara ka theksuar rëndësinë e madhe për të, mundësinë për të marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare. Ajo nuk e ka fshehur se dënimi mund t’i rrezikojë karrierën.

Megjithatë, argumenti i saj nuk e ka thyer Gjykatën Federale Administrative -Bernë.
Në një vendim të lëshuar ditën e enjte, ai vuri në dukje se sjellja e këshilltares së re nuk përputhet me atë që duhet të presim nga një zyrtar i lartë kur viziton një vend të huaj.