Qeveria zvicerane po planifikon të rrisë luftën kundër martesave të detyruara dhe po shqyrton nëse do të shtrëngojë legjislacionin..

Në raportin federal të publikuar sot, janë evidentuar rreth 900 martesa të detyruara për periudhën 2015 – 2017, duhet theksuar se Zvicra i ka ndaluar martesat me detyrim që nga vitit 2013. Në Zvicër kryejnë martesa të detyruara shumica e familjeve e kanë origjinën nga Kosova, Sri Lanka, Turqia dhe Maqedonia. 

Në listë është renditur edhe Shqipëria, si një nga vendet ku ndodhin ende shumë martesa të detyruara. Numri i rasteve nga Afganistani dhe Siria është rritur ndjeshëm. Shumica e ‘viktimave’ në Zvicër janë femra, me rreth 83 për qind. Pothuajse 28.4 për qind janë nën moshën 18 vjeç.

Mosha minimale ligjore për martesë është 18, edhe nëse ligji i vendit të origjinës së personit është i ndryshëm. Në vitin 2012, parlamenti zviceran miratoi një sërë masash që hynë në fuqi në vitin 2013, duke rritur dënimet me burg maksimumi 5 vjet për njerëzit që shpallen fajtorë për detyrimin e të tjerëve për t’u martuar. Kjo vlen edhe për rastet kur martesa është kryer jashtë Zvicrës.

Përveç kësaj, zyrtarët zviceranë janë të detyruar të raportojnë incidente të dyshuara ose kur ndeshin martesa të detyruara. Me kërkesën e parlamentit, qeveria po shqyrton nëse janë të nevojshme masa shtesë ligjore.

Në raportin e ri, qeveria thotë se lufta kundër martesave të detyruara kërkon angazhimin afatgjatë të autoriteteve federale, kantoneve dhe komunave, institucioneve të sektorit publik dhe organizatave joqeveritare (OJQ) për të arritur rezultate të suksesshme, transmeton Scan. Ajo do të mbështesë krijimin e një qendre kombëtare për periudhën 2018-2021 për të mbikëqyrur rastet komplekse dhe për të siguruar informata të specializuara për organizatat lokale.
Kështu, është parashikuar të lihet mënjanë një total prej CHF 800,000 me qëllim ndërgjegjësimin për problemin e martesave të detyruara.