Mund të duket si një ëndërr apo sikur po shihni një film, por në Zvicër, qytetarët e saj mund të kenë së shpejti të ardhura mujore pa qenë nevoja të jenë në punë. Dhe nuk bëhet fjalë për shuma modeste, por për plot 2235 euro.

Shteti zviceran ka vendosur që të hedhë për votim një propozim, për t'i paguar të gjithë qytetarët e saj me 2235 euro (1,700 paund) në muaj, pavarësisht nëse ata janë në punë ose jo. Nëse ky propozim votohet, atëherë Zvicra do të bëhet vendi i parë në botë, që do t’u sigurojë të ardhura bazë mujore qytetarëve të saj, të pakushtëzuara.

Sot, ky është shteti i parë që do të hedhë për votim këtë çështje.