Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj zviceriane për njohjen e kontributeve shoqërore për shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Marrëveshja u nënshkrua mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.
Gjatë fjalës së saj Ibrahimi ka falënderuar shtetin e Zvicrës për të gjithë ndihmën ndaj Shqipërisë duke u shprehur se 2 mije shtetasit shqiptare që punojnë rregullisht në Zvicër, tashmë do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive.
Ndërkohë, Berset e ka konsideruar këtë një hap të rëndësishëm.
“Jam i kënaqur që jam sot këtu dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona përmes kësaj marrëveshjeve. Është hap i rëndësishëm duke sjellë të mira për të dyja vendet tona. Pata një takim edhe me zëvendëskryeministrit ku u zotuam për të punuar brenda Këshillit të Sigurimit.“, tha Berset.